Telegrafi

Në periferi të Sarajevës u organizua një “luftë e fshehtë ndërmjet qenve”, por kjo nuk i shpëtoi policisë

Në periferi të Kantonit të Sarajevës sot është organizuar një luftë ilegale me qen.

Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, policia gjithashtu mori vesh për aktivitetin e ndaluar, dhe ata dolën në terren, dhe rasti gjithashtu arriti në Prokurori.

Ngjarja thuhet se u organizua në një vend mjaft të largët, në një luginë që mund të arrihet përmes pyllit.

Një rrethojë e veçantë u bë për qentë, dhe luftimet u ndoqën nga një numër njerëzish të cilët u informuan për vendndodhjen e saktë të kësaj ngjarje që është vlerësuar edhe si e turpshme.

Pas ardhjes, policia thuhet se arrestoi të dyshuarit nën dyshimin për kryerjen e krimit të “torturës dhe vrasjes së kafshëve”, të përcaktuar nga e drejta penale e BeH. /Telegrafi/