Në sheshin e Obiliqit është bërë ndezja e dritave dhe pemës së Vitit të Ri në Sheshin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka pohuar se ndezja e dritave sjell shkëlqim dhe ngrohtësi për festat e fundvitit.
“Së bashku me Drejtoreshën e DKRS-së, Liridona Shabani, Kryeshefin e NPL “Kastrioti” Sh.A, Berat Mehmeti, bashkëpunëtorë dhe qytetarë, kemi bërë ndezjen e dritave dhe pemës së Vitit të Ri, duke sjellë kështu shkëlqim dhe ngrohtësi për festat e fundvitit”, ka theksuar ai.
Tutje ai ka shkruar “Uroj që viti 2025 të sjellë shëndet, lumturi dhe mbarësi për çdo familje. Në këtë atmosferë festive, ftoj qytetarët e Obiliqit dhe bashkatdhetarët tanë nga diaspora të shijojnë ngrohtësinë dhe shkëlqimin që kemi krijuar në sheshin e qytetit për këto festa”.
“Një falënderim i veçantë për Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe për punëtorët e zellshëm të NPL “Kastrioti” Sh.A për angazhimin, përkushtimin dhe punën e shkëlqyer në realizimin e këtij projekti”./Telegrafi/