Në Obiliq u mbajt samiti “Kontrata Sociale”.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi thotë se samiti kishte për qëllim praktikat më të mira për pjesëmarrjen publike.
“Së bashku me bashkëpunëtorë, kolegë Kryetarë të komunave, Kryesues të Kuvendeve Komunale, Nënkryetarë të Komunave, zyrtarë komunalë, përfaqësues të USAID-it, D+ dhe OJQ-ve, si dhe qytetarë të angazhuar, morëm pjesë në SAMIT-in e organizuar nga USAID, Aktiviteti “Kontrata Sociale”. Në këtë SAMIT, që kishte për qëllim praktikat më të mira për pjesëmarrjen publike, ishin të pranishëm edhe, Naomi Rasmussen, Zëvendës Presidente e Democracy International, partner zbatues i Aktivitetit të Kontratës Sociale të USAID-it, Noel Bauer, Drejtor i Demokracisë dhe Qeverisjes, USAID Kosovë, Drejtoresha e Programit të Agjendës Kontrata Sociale, Silvia Susnjic dhe Jetmir Bakija, Zëvendës Udhëheqës i Aktivitetit të Kontratës Sociale të USAID-it”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka shtuar se “gjatë SAMIT-it prezantova praktikat më të mira të mirënjohjeve publike nga viti i kaluara për nxitjen e pjesëmarrjes qytetare, përfshirë edhe buxhetimin me pjesëmarrje të qytetarëve”.
“Veçova shembujt e “Çmimit Vjetor për Angazhim Qytetar” dhe “Çmimit Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal”, të cilat shërbejnë si modele frymëzuese për bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, si dhe rëndësinë e praktikave të mira të angazhimit të përbashkët për të ndërtuar një qeverisje më të hapur, gjithëpërfshirëse dhe transparente. Në fjalën time, falënderova USAID-in dhe Aktivitetin “Kontrata Sociale” për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin dhe forcimin e lidhjes ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve”./Telegrafi/