Site icon
Telegrafi

Në Obiliq organizohen Olimpiada e gjuhës shqipe 2025 për klasat e nënta (IX) të ShFMU-ve në nivel komunal

Pas përfundimit të Olimpiadës në nivel shkolle, ku morën pjesë 71 nxënës, nga të cilët 18 fituan të drejtën për të garuar në nivel komunal, Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Obiliq,  shpërblen të gjithë pjesëmarrësit me certifikata mirënjohjeje.

Ndërkohë, drejtorët e shkollave shpërblyen me nga një libër nxënësit që kanë zënë vendin e parë në garën brenda shkollës së tyre.

Nxënësit që kanë fituar vendin e parë janë: I. ShFMU “Hasan Prishtina” – Milloshevë, Eliza Krasniqi, Fjona Thaqi, Sorea Krasniqi.

II. ShFMU “Abdurrahman Gërguri” – Dardhishtë, Sidorela Mehmetaj,  III. ShFMU “Migjeni”- Siboc,  Orges Sadiku.

Drejtoria Komunale e Arsimit ju uron suksese të gjithë nxënësve që sot iu nënshtruan Olimpiadës në nivel komunal dhe që do ta përfaqësojnë komunën tonë në garën në nivel vendi./Telegrafi/

Exit mobile version