Për çdo atribute pozitive qe mundet të ketë një femër, e fuqishme, këmbëngulëse, e vendosur, është shoqëria me vlerat e saja të krijuara që duket që menjëherë krijon cilësi negative për këto gra. Femrat të cilat janë lidere nga shoqëria shihen si; të zhurmshme, të ftohta dhe mbi të gjitha histerike.
Përktheu: Arbrie Palushi
Për ta “luftuar” këtë betejë, stafi i “Strand book Store” në New York, hartoi një listë me zëra të fuqishëm të grave. Për të gjithë maniakët e librave por edhe për, ata/ato që nuk kanë kohë të lexojnë, duhet t’ia hedhin një sy kësaj liste., transmeton Telegrafi.
Mother of all Question, nga Rebecca Solint
Me një zë të mprehtë dhe sfidues, Solinit flet për gratë të cilat refuzojnë që të qëndrojnë të heshtura, për ndarjet gjinore, dhe për shumë gjëra te tjera lidhur me stereotipat gjinorë. Ajo është e patrembur nga paragjykimet gjinore, nga humori që bëhet për gratë nëpër komedi të ndryshme dhe nevojën që burrat të bashkohen me valën e tretë të feminizmit. Sigurt dhe sinqertë, kjo përmbledhje esesh përfshin feminizmin modern dhe zërat që e mbrojnë atë.
I am Malala, nga Malala Yousafzai
Kur të rritemi, ne dëshirojmë të bëhemi si Malala. Me një fuqi që shumë njerëz (fatmirësisht) nuk do e përjetojnë. Malala u ofron falje talebanëve që e kishin qëlluar në kokë kur ishte vetëm 15 vjet në Pakistan. Fatmirësisht Malala ishte me fat dhe shpëtoi nga ajo goditje dhe pas shërimit ajo u shpërngul ne Angli me familje, duke u bërë një zë i fuqishëm sa i përket edukimit të vajzave dhe kundër shtypjes së tyre. Fal përkushtimit të saj për këto çështje, Malala është prej grave të reja që ka fituar çmimin Nobel për paqe.
A woman Looking at Men Looking At women, Siri Hustvedt
Një përmbledhje e bukur e eseve nga novelistja dhe feministja Siri Hustvedt. Në tre kapitujt e parë, Hustvedt hulumton se si paragjykimet gjinore ndikojnë në perceptimin tonë për botën.
Perspektiva e saj feministe është e mbështjellur me elegance, duke tërhequr lidhje midis humanitetit dhe shkencës.
No it’s not enough: Rezitimi ndaj politikave të Trump-it për të fituar një botë që ne kemi nevojë, nga Naomi Klein
Ky libër flet për politikat e shtetit më të fort në botë SHBA-ve, pas ardhjes në pushtet të Donald Trumpit, ky në këtë libër përcillet një mesazh i fortë që tani nuk është koha që të rrim të heshtur. Ajo gjithashtu tërheq një korrelacion për lexuesit midis politikave shokuese dhe ndryshimeve klimatike, ndryshime te bazuara në dy dekadat e fundit. Një libër mjaft i mirë për të lexuar, me informacione të thella për administratat aktuale në SHBA dhe se si të vazhdojmë rezistencën ndaj këtyre politikave.
To fat, To Slutty, Too Loud, Rritja dhe sundimi i grave me sjellje të përshtatshme, nga Anne Helen Peterson
Autorja, përshkruan ikonat e muzikës pop që janë të njohura për sjellje të papërshtatshme p.sh (Nicki Minaj ose Lena Duhman), dhe kjo na bënë te mendojmë dhe të analizojmë se pse sot është kështu dhe pse këto gra kanë arritur kulmin në skenën e hollywood-it.
Hunger: Një kujtim për trupin (tim), Roxana Gay
Ky libër përmban një përmbledhje më histori të shkurta që të bëjnë të qash. Autorja me një ndershmëri flet dhe shpreh për pasiguritë rreth trupit te saj. Në një shoqëri ku paragjykimet nuk ndalen sidomos për një femër me peshë dhe gjatësi më të madhe, kanë bërë që ajo të ndjehet e padukshme. Ky libër ju jep zë një pjese të popullsisë, kryesisht grave të nën përfaqësuara jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën.
Se Objekt, nga Jessica Valenti
Libër i cili arriti majat e shitjes në New York, Sex Object u vlerësua si “ një antidot e argëtimit dhe filtrimit feminist”. Valenti thekson se si seksizmi ndikon në të gjitha fushat e jetës sonë. Si baze ajo merr jetën e saj në qytetin e New York-ut. Historia personale behët politike në kujtesën e një shoqërie ku gratë ende i vendosin në vendin e dytë.
Whipping girl, një grua transeksuale në një shoqëri seksiste dhe fajësimi i feminitetit, nga Julia Serano.
Si një aktiviste, biologe profesionale dhe, një grua transeksuale, Julia Serano, na jep një prespektiv të re sa i përket gjinisë. Ajo flet fuqishëm për feminitetin, duke theksuar se ne mundohemi të krijomë barazi, me pasivitet dhe ajo hulumton pikërisht se ka vjen ky pasivitet. Serano inkurajon aktivistët feministë dhe transgjinor që të kërkojnë për qenë feminin(femërorë), duke e kthyer kështu në feminitetin dhe feminizmin një term të fuqishëm.
My belove world, nga Sonia Sotomayor
Një shembull tjetër i një grua të suksesshme, në qeverinë e SHBA-ve. Sonia, qysh në moshë të re mësoi të jetë e pavarur, në mënyre që në të ardhmen të jetë e suksesshme. Ajo u inspirua nga karakteret televizive për zgjedhjen e karrierës se saj, duke rezultuar kështu që ajo të arrij të bëhet një avokate dhe të fitoj një diplomë në kolegjin më me zë në Amerikë Yale Law School.
Plenty lady like, Claire MccAskill
Një histori e mahnitshme pro feministe. Ky libër zbulon jetën e një grua që i ka përballuar të gjitha. Gjatë studimeve për juriste e deri tek puna si kameriere (duke provuar një punë që te fitoj për studime). Mccaskill është përballur vet me jetën si studente dhe me jetën e punës njëkohësisht. Ajo kishe kandiduar njëherë ne zgjedhje, pasi kishin marr vesh u mbajtën takime sekrete nga politikanë tjerë që t’ia bllokonin përpjekjet e saj. Pasi ia ofruan çdo mundësi që ajo të dorëzohej, ajo nuk hoqi dorë, dhe kjo na bën që ne të jemi “fanse” e Mccaskill. /Telegrafi/