Telegrafi

Në një solo aksion, Mbappe trullosi dy mbrojtësit e Lille dhe shënoi gol brilant

Kylian Mbappe ka shënuar një gol të mahnitshëm në rikthimin e tij në formacionin fillestar të Paris Saint Germain pas një pushimi të shkurtër nga lëndimi.

Liderët e Ligue 1 u rikthyen në aksion teksa u përballën me Lille në Parc des Princes të dielën pasdite.

Mbappe humbi ndeshjet e ligës së PSG-së kundër Toulouse dhe Monacos me një lëndim të kërdhokullës dhe ishte në bankinë për humbjen e tyre në ndeshjen e parë në të tetën e Ligës së Kampionëve nga Bayern Munich të martën.

Pas një ecurie të dobët prej tre humbjesh, trajneri i PSG-së, Christophe Galtier vendosi ta rikthejë Mbappen direkt në 11-shen fillestare, ndërsa ata kërkojnë të kthehen në rrugën e duhur.

Vendimi i Galtier u shpërblye masivisht pasi Mbappes iu deshën vetëm 11 minuta për të kënaqur turmën vendase me një gol mahnitës.

Francezi mori topin dhe shfaqi një aftësi magjepsëse për t’u shmangur nga mbrojtësit e Lille, Bafode Diakite dhe Tiago Djalo, përpara se të fuste topin në rrjetën e Lucas Chevalier. /Telegrafi/