Telegrafi

Në një intervistë tejet emocionale – Gabriel Paulistën e tradhtojnë lotët derisa flet për humbjen e Valencias

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Paulista, u përpoq të ndalte lotët pasi Valencia pësoi një humbje të hidhur 3-0 ndaj Getafes mbrëmë.

Golat nga Mauro Arambarri, Jaime Mata dhe Carlos Alena shkaktuan humbjen e dhjetë të Los Che në këtë sezon dhe i lënë ata në zonën e rrezikut që qon në rënie nga liga.

Valencia është e 14-ta në La Liga, me vetëm gjashtë pikë që i ndajnë nga Real Valladolid në vendin e fundit.

Është një rënie masive nga një skuadër që janë dy herë nënkampione në Ligën e Kampionëve dhe fitoi La Ligan dhe Kupën e UEFA-s nën Rafa Benitezin në 2003/04.

Dhe kur u pyet për formën e skuadrës, Gabriel ishte tejet i emocionuar.

Sytë e tij u shpërthyen në lot ndërsa ai u bë dukshëm emocional, braziliani i tha Movistar Plus: “Të dëgjosh këtë është e tmerrshëm, kur mendon se sa i madh është një klub si Valencia dhe më pas të dëgjosh (për rënien e mundshme) është e tmerrshme”.

“Por, ne do ta kthejmë këtë, na kanë mbetur shumë ndeshje dhe do të përmirësojmë dhe kthejmë Valencian aty ku ata meritojnë të jenë”.

Gazetari i uroi Gabrielit fat për pjesën e mbetur të sezonit, por ai përsëri kishte lot në sy më pas dhe u ngushëllua nga zyrtari i klubit.

Ish-anëtari i Villarrealit, u bashkua me Valencian nga Arsenali në vitin 2017 dhe i ndihmoi ata të fitonin Kupën e Mbretit në vitin 2019.

Trajneri Javi Garcia, pasi ka ofruar dorëheqjen në tetor, e ka parë skuadrën e tij të marrë vetëm tre fitore nga 16 ndeshjet e tyre të fundit në kampionat. /Telegrafi/