Telegrafi

Në një distancë kohore prej tre minutash – Neymar hakmerret ndaj kundërshtarit për ndërhyrjen e tmerrshme

Paris Saint-Germain ka fituar 6-1 kundër Angers në javën e gjashtë në Ligue 1, me Neymarin që ishte sërish në qendër të vëmendjes.

Ylli brazilian luajti si një 10-sh, mbrapa Mauro Icardi dhe Kylian Mbappe e Julian Draxler në krahë të sulmit.

Për Neymarin, ky ishte një rol i ri, që nuk e shpërdoroi edhe një herë mundësinë që të tregonte se çfarë mund të bëjë me cilësitë e tij.

Në minutën e 73-të të takimit, Jimmy Cabot u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrjen në 28-vjeçarin.

Por, vetëm tre minuta kaluan dhe braziliani iu hakmor lojtarit të Angers në të njëjtën mënyrë, duke e rrëzuar atë në tokë.

Më herët në këtë sfidë, Neymar po ashtu turpëroi edhe dy lojtarë të tjerë kundërshtar, duke u futu topin në mes të këmbëve dhe kjo pasoi me pakënaqësi në fund. /Telegrafi/