Ndeshja Miqësore ndërmjet Rusisë dhe Spanjës, pati një mbyllje të veçantë.
Kur po përfundonte takimi, portieri Andrey Lunyov pësoi një lëndim dhe u detyrua ta lëshonte fushën.
Mirëpo, vendin e tij nuk e zuri një portier tjetër, por një mesfushor.
Futbollisti i Spartakut të Moskës, Denis Glushakov, i veshi dorëzat dhe e mbrojti portën në pak minutat e mbetura deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
https://www.youtube.com/watch?v=9D0VHkxQuB8
Jordi Alba e zhbllokoi rezultatin në minutën e nëntë, ndërsa Sergio Ramos e dyfishoi epërsinë nga pikë e bardhë (35’).
Në fund të pjesës së parë, Fedor Smolov e ngushtoi rezultatin (41’).
Pak minuta brenda gjysmës së dytë (51’), Aleksey Miranchuk e barazoi rezultatin.
Sergio Ramos e kaloi sërish Spanjën në epërsi me një tjetër gol nga pika e bardhë (54’).
Mirëpo, edhe Fedor Smolov e shënoi golin e dytë personal duke e barazuar përsëri rezultatin (70’) dhe me shifra identike përfundoi takimi. /Telegrafi/