Gjermania ka regjistruar fitore prej 1-0 kundër Anglisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Signal-Iduna-Park në Dortmund.
Gjatë pjesës së parë, Podolski dukej i vendosur që të shënonte, mirëpo përpjekjet e tij pas 45 minutash nuk u konkretizuan.
Nga ana tjetër, Lallana dhe Alli i patën mundësitë e tyre për Tre Luanët. Megjithatë, skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.
Në fraksionin e dytë, Die Mannschaft e deshën më shumë golin dhe ia arritën qëllimit. Për më shumë, golashënues ishte Lukas Podolski.
Lojtari që u përshëndet nga kombëtarja e Gjermanisë pranoi një top nga Schurrle dhe goditja e tij u ndal në rrjet (69’).
Menjëherë pas, Leroy Sane pati mundësi ta dyfishonte epërsinë, por në vend ishte Joe Hart. Deri në fund të sfidës nuk pati gola të tjerë dhe Gjermania doli fituese. /Telegrafi/