Site icon Telegrafi

Në ndeshjen e Ligës Ballkanike mes Rahovecit dhe Vllaznisë, 24 sekondat e para nuk luhen për nder të Kobe Bryant

Ndeshja e vlefshme për Ligën Ballkanike, mes Rahovecit dhe Vllaznisë, fillimi i saj ka shkuar në nderim të legjendës Kobe Bryant.

Të dyja klubet ishin marr vesh që 24 sekondat e para të ndeshjes të mos sulmojnë fare, duke e kujtuar legjenda e basketbollit, Bryant.

Kur gjyqtari hodhi topin, të dyja ekipët nuk shfaqën interesim ta fitonin, por që topi shkoi te lojtarët e Vllanisë.

Për 24 sekonda nuk u sulmua fare dhe tifozët, por edhe lojtarët me duartokitje, nderuar Bryantin që ndërroi jetë një ditë më parë.

Edhe në pjesën e reklamave u shfaq një foto e tij, ku shkruhej: “Pusho në Paqe”.

/Telegrafi/

Exit mobile version