Site icon Telegrafi

Në Muzeun e Mitrovicës së shpejti hapet ekspozita “Çiknia jonë”

Ekspozita "Çiknia jonë" që do të hapet në Muzeun e Mitrovicës

Më 10 qershor do të hapet ekspozita “Çiknia jonë” me autore Elena Gallina dhe kurator Engjëll Berisha në Muzeun e Mitrovicës.

Kjo bëhet me rastin e 72-vjetorit të veprimtarisë së Muzeut të Mitrovicës, shkruan Telegrafi.

“Koncepti i ekspozitës përmban praktikën e shkëmbimit të pecetave mes vajzave në Kosovë, që daton qysh nga vitet ’60. Për këtë, artistja Elena Gallina ka intervistuar, hulumtuar dhe ka mbledhur të dhëna nga gjenerata të ndryshme vajzash dhe grash për të kuptuar rëndësinë e shkëmbimit, ruajtjes dhe trashëgimisë së pecetave me ilustrime shumëngjyrëshe mes gjysheve, tezeve, motrave dhe shoqeve”, ka njoftuar Muzeu i Mitrovicës.

Në kuadër të 72-vjetorit të Muzeut të Mitrovicës do të ketë diskutime muzeale, performanca muzikore nga Rina Ferri Ademi, Arben Ademi, Anisa Suhodolli Mujka dhe Erhan Mujka./Telegrafi/

Exit mobile version