Gjatë ditës së sotme, në Muzeun e Qytetit në Mitrovicë është mbajtur punëtoria “BONE VET vazon tënde nga argjila”.
Ky ishte një aktivitet që bashkoi kreativitetin dhe fëmijët, shkruan Telegrafi.
“Fëmijët, të cilët ishin të frymëzuar nga historia dhe biseda me drejtoreshën e muzeut, krijuan vazot e tyre të bukura dhe unike, duke u shprehur përmes artit dhe kreativitetit!”, thuhet në njoftim.
Ky aktivitet është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Mitrovicës. /Telegrafi/