Lucas Hernandez është duke e menduar pensionimin nga futbolli, pas lëndimit të pësuar në Kampionatin Botëror, raporton L’Equipe.
Mbrojtësi i Francës çau ligamentin e kryqëzuar anterior në gjurin e tij të djathtë gjatë fitores 4-1 të kampionëve në fuqi ndaj Australisë në Grupin D.
Hernandez, i cili luan për gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, doli nga fusha duke çaluar pasi qëndroi i shtrirë në bari për disa minuta duke mbajtur gjurin e tij pasi u godit me top nga Mathew Leckie, i cili dha asistimit për golin hapës të Craig Goodwin për Australinë.
Lojtari 26-vjeçar ka kryer me sukses operimin e tij në gju, por që mediumi francez bën të ditur se lojtari është duke e konsideruar pensionimin.
Shpeshherë kur lojtarët lëndohen në ligamentet e gjurit, sidomos në atë kryesor si ky i Hernandez, atëherë karriera e tyre thuhet se ka përfunduar.
Andaj, mbetet të shihet në ditët e ardhshme nëse mbrojtësi do të pensionohet apo do të vazhdojë të luajë. /Telegrafi/
🗞️ « La marche nordique » : la une de L'Équipe du samedi 26 novembre 2022.
Lire l'édition : https://t.co/J8E2xTP6Js pic.twitter.com/15xgYGqjju
— L'ÉQUIPE (@lequipe) November 26, 2022