Lilian Thuram tregon se ishte i tronditur kur pa djalin e tij Marcus duke pështyrë në fytyrën e kundërshtarit të tij.
Lojtari 23-vjeçar u përjashtua gjatë ndeshjes Borussia Monchengladbach – Hoffenheim në fundjavën e kaluar pasi pështyu në fytyrën e Stefan Posch.
“Po shikoja ndeshjen dhe mbeta i tronditur”, ka thënë Lilian Thuram, ish-mbrojtës i Parmas dhe Juventusit, për RCI Guadeloupe .
“Më vonë, pata shpjegimin e tij. Ai ishte i zemëruar dhe pështyma i doli nga goja pa dashur”.
“Marcus dëshiron që njerëzit të dinë se nuk ishte i qëllimshëm, ai e di që ky gjest nuk duhet të ekzistojë në një fushë futbolli”, ka shtuar më tej legjenda e futbollit
Anësori i Borussia Monchengladbach ka marrë një gjobë rreth 150 mijë euro dhe nuk do të paraqitet në pesë ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/
https://twitter.com/TopNewsGermany/status/1340340279652577281?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1340340279652577281%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmarcus-thuram-peshtyne-ne-fytyre-nje-kundershtar-gjyqtari-e-ndeshkon-te-kuq-por-e-pret-nje-denim-shume-madh%2F