Site icon Telegrafi

Në Maqedoninë e Veriut të drejtë vote kanë 1.814.263 votues

Komisioni Shtetëror për Zgjedhor (KSZH) sot vërtetoi Listën Zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme kuvendare më 15 korrik. Të drejte vote do të kenë 1.814.263 qytetarë.

Në Listën Zgjedhore janë regjistruar 1.729.189 persona ndërsa persona që kanë emigruar apo punojnë jashtë vendit në listat e veçanta zgjedhore janë 83.054 votues. Në listën e posaçme zgjedhore për personat në burg apo ata që ndodhen në paraburgim janë 1.657 votues, shtëpitë e të moshuarve 357 dhe gjashtë persona si të emigruar të brendshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë Listë Zgjedhore përfshihen edhe personat që në ditën e zgjedhjeve do të mbushin 18 vite.

Votimin mund ta realizojnë personat që kanë letërnjoftim apo pasaportë të vlefshme ndërsa më së shumti votues ka qyteti i Kumanovës, me mbi 90 mijë votues./Telegrafi/

Exit mobile version