Site icon Telegrafi

Në Malishevë u mbajt ecja tradicionale për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

Me organizimin e Zyrës për Barazi Gjinore, si dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe me mbështetje të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot në këtë komunë është zhvilluar ecja tradicionale në kuadër të aktiviteteve për shënimin e muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Në këtë ecje që nisi nga oborri i QKMF-së për të vazhduar më pas në bulevardin ‘Ibrahim Mazreku’, për të përfunduar në oborrin e Komunës së Malishevës, morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, drejtues komunalë, anëtarë të Kuvendit Komunal, stafi mjekësor i QKMF-së, organizata joqeveritare, nxënës dhe qytetarë të tjerë.

Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij ai theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe kujdesit të hershëm ndaj kancerit të gjirit, duke falënderuar profesionistët shëndetësorë për angazhimin e tyre. Ai gjithashtu premtoi mbështetje për të gjitha rastet me kancer të gjirit dhe sëmundje të tjera.

I pranishën në këtë aktivitet ishte edhe Afrim Krasniqi, drejtori i QKMF-së në Malishevë, i cili edhe njëherë bëri të ditur që gjatë muajit tetor, shërbimet e mamografisë dhe ultrazërit të gjirit do të ofrohen falas në QKMF. /Telegrafi/

 

Exit mobile version