Site icon Telegrafi

Në Likoc të Skenderajt fillojnë punimet për trajtimin e rrugëve në gjendje jo të mirë

Pamje nga punimet

Gjatë ditës së sotme, në Likoc të Skenderajt kanë filluar punimet për trajtimin e rrugëve që nuk janë në gjendje të mirë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga komuna, këto punime kanë filuar në lagjen “Ramadani” në Likoc, ku rrugët janë vështirë të kalueshme, shkruan Telegrafi.

“Në Lagjen “Ramadani” në Likoc kanë filluar puninet për trajtimin e rrugëve që ishin vështirë të kalueshme, veçanarisht gjatë të reshurave atmosferike”, thuhet në njoftim.

Në terren për t’i mbikëqyrë punimet kanë dalur kryetari i komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj.

“Kryetari Komunës, Fadil Nura bashkë me drejtorin për Urbanizëm, Driton Mulaj, kanë mbikëqyrë ecurinë e punimeve, të cilat kanë për qëllim të krijojnë kushte më të mira në për banorët e lagjes sa i përket infrastrukturës rrugore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version