PSG ka fituar me rezultat bindës 4-1 përballë Lilles në kuadër të javës së javës së 24-të në Ligue 1.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Bradley Barcola kaloi parisienët në epërsi.
Në minutën e 22-të, Marquinhos dyfishoi epërsinë për PSG-në me një asistim të Doues.
Gjashtë minuta më vonë, Ouseman Dembele realizoi për 3-0, ndërsa Joao Neves ishte në rolin e asistuesit.
Doue ndërroi rol, duke kaluar nga asistues në golashënues, me asistimin e Dembeles për rezultatin 4-0.
Golin e nderit për Lillen e shënoi Janathan David, kur shënoi në minutën e 80-të për 4-1.
Pas javës së 24-të, PSG vazhdon të jetë lider me 62 pikë, ndërsa në xhiron e 25-të takohen me Rennes. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore