Në kategorinë e tretë të futbollit gjerman është shënuar një gol spektakolar.
Ishte Christian Beck ai që u bë protagonist në duelin që skuadra e tij Magdeburg zhvilloi ndaj Hallescherit në MDCC-Arena para 22 mijë shikuesve.
Sfida përfundoi me rezultat 2-1 në favor të vendasve, kurse ylli i ndeshje ishte Beck me golin e tij.
Pas një topi të gjatë në në zonë nga Marius Soëislo, topi shkoi në drejtim të Beck. Në vend se ta godasë topin me kokë, 29 vjeçari u shkëput për ta goditur atë me volej akrobatik me finte.
Portieri Tim Muller e pranoi këtë gol dhe skuadra vendase kaloi në epërsi.
https://youtu.be/KzwLo7VkI4I
Nuk dihet nëse edhe vet Beck ka qenë i vetdishëm për veprimin e tij, por rezultati duket se ka qenë i mrekullueshëm dhe ja ka vlejtë një lëvizje e tillë.
Nuk është befasi që në kampionatin gjerman të mblidhen 22 mijë shikues, pasi kjo kategori është shumë e zhvilluar.
/Telegrafi/