Dy ton e gjysmë uranium janë zhdukur nga një zonë në Libi, njoftoi organi mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dha alarmin, pasi inspektorët e saj vizituan vendin e pazbuluar në fillim të kësaj jave. Ata zbuluan se mungonin 10 fuçi me mineral uraniumi, transmeton Telegrafi.
Është e paqartë se kur u zhduk uraniumi. Inspektorët thuhet se donin të vizitonin vendin vitin e kaluar, por udhëtimi ishte shtyrë për shkak të luftimeve midis milicive të ndryshme libiane.
IAEA tha se vendi ku u ruajt uraniumi nuk ishte në territorin e kontrolluar nga qeveria.
Në një deklaratë, IAEA tha se do të kryejë aktivitete të mëtejshme “për të sqaruar rrethanat rreth heqjes së materialit bërthamor dhe vendndodhjen e tij aktuale”.
Ekziston frika se uraniumi mund të përbëjë rrezik radiologjik, si dhe shqetësime për sigurinë bërthamore.
Që kur ish-diktatori libian, kolonel Muammar Gaddafi u rrëzua në vitin 2011, vendi është ndarë në fraksione konkurruese politike dhe ushtarake.
Tani është e ndarë midis një qeverie të përkohshme në kryeqytetin Tripoli dhe një qeverie tjetër në lindje. /Telegrafi/