Site icon Telegrafi

Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut sot për herë të parë u festua Dita e Pavarësisë

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut sot për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, ka mbajtur seancë solemne në shënim të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pamjet e seancës solemne në nder të 16-vjetorit të pavarësisë janë duke qarkulluar tashmë në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Në Kosovë sot po shënohet përvjetori i 16-të i pavarësisë, ku edhe janë organizuar disa aktivitete.

Ndërkaq, liderët e shtetit duke uruar qytetarët për festën e pavarësisë, kanë kujtuar edhe të gjithë dëshmorët që kanë dhënë jetën për liri./Telegrafi/

Exit mobile version