Site icon Telegrafi

Në kuadër të programit ‘Filharmonia në Lëvizje’, Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncert në Gjakovë

Orkestra e Filharmonsë së Kosovës me datë 15 nëntor do të mbajën koncertin e tyre të radhës, i cili këtë herë do të zhvillohet në qytetin e Gjakovës.

Ky koncert do të mbahet në kuadër të programit ‘Filharmonia në lëvizje’, ku Kori dhe Orkestra, nën drejtimin e Hajrullah Sylës, me një kast ndërkombëtar solistësh, do të interpretojnë uverturën ‘William Tell’ dhe ‘Stabat Mater’ nga Rossini.

Në këtë koncert i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë, me fillim nga ora 19:30, do do të marrin pjesë solistët Besa Llugiqi (soprano) nga Kosova, Albane Carrere (mezosoprano) – nga Franca, Ismet Vejseli (tenor) – nga Maqedonia e Veriut, si dhe Andrei Yvan (bas) – nga Rumania. /Telegrafi/

 

Exit mobile version