Në Krushë të Madhe të Rahovecit, ka nisur edicioni i 11-të i festivali tradicional të perimekulturës “Agrofesta”.
Ky festival i cili i dedikohet kryesisht kultivimit të pëerimeve, është bërë shumë i rëndësishëm për të gjithë bujqit në Krushë të Madhe, Rahovec, por edhe më gjerë, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të mërgimtarëve.
Festivali “Agrofesta” është bërë një nga akivitetet më të vizituara në komunën e Rahovecit, duke pasqyruar kështu vazhdimisht rëndësinë që kultivimi i perimeve ka jo vetëm në Krushën e Madhe ku edhe zhvillohet ky festival, por edhe rëndësinë që kultivimi i kulturës së perimtarisë ka në të gjithë territorin e vendit tonë.
Ky festival i cili po mbahet në pjesë më të lartë të fshatit Krushë e Madhe, e cila arrinë një prej mbi 350 metra, ku shihet gjysma e rrafshit të Dukagjinit, synon të promovojë produktet bujqësore dhe kulturën krushjane të punës./Telegrafi/