Duke marrë parasysh se vjeshta është stina në të cilën janë të përhapura shumë viroza, Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në këtë komunë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka nisur vizitat sistematike për nxënësit e klasave të para dhe të pesta në shkollat e kësaj komune.
Përmes këtyre vizitave sistematike synohet që të merren masa parandaluese për sëmundje të ndryshme të fëmijëve, si dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve nëpër shkollat e kësaj komune.
Ndryshe bëhet e ditur që oganizimi këtyre vizitave shëndetësore ka qenë kërkesë e vazhdueshme e prindërve dhe drejtuesve të shkollave të komunës së Rahovecit. /Telegrafi/