Site icon Telegrafi

Në Komunën e Rahovecit hapet Zyra për Ndihmë Juridike Falas

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi gjatë ditës së djeshme mori pjesë me përfaqësues komunalë, përfaqësues të sigurisë, drejtësisë dhe të shoqërisë civile në një takim gjatë të cilit u bë edhe themelimi i Zyrës për Ndihmë Juridike Falas në Rahovec.

Themelimi i kësaj zyre është bërë me qëllimin që qytetarët e kësaj komune të kenë mundësi që përmes kësaj zyre të kenë mundësi të kërkojnë ndihmë dhe asistencë për çështje të ndryshme ligjore.

Komuna e Rahovecit ndër të tjera ka bërë të ditur që ka siguruar hapësirat për funksionimin e plotë të kësaj zyre dhe do ta përkrah këtë nismë, që qytetarët të realizojnë të drejtat e tyre me qasje të barabartë në drejtësi.

Tutje thuhet se Zyra gjendet në objektin e Komunës së Rahovecit përkatësisht në katin e 2-të. /Telegrafi/

Exit mobile version