Site icon Telegrafi

Në komunën e Malishevës hapet dyqani humanitar për njerëzit në nevojë

Gjatë ditës së sotme, në praninë e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në këtë komunë është bërë hapja e një dyqani humanitar.

Hapja e këtij marketi u bë e mundur nga shoqata humanitare “Bereqeti” në Malishevë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përgëzoi nismën për hapjen e marketit humanitar nga shoqata “Bereqeti”.

Sipas kryetarit Kastrati, ky është një kontribut i jashtëzakonshëm nga njo shoqatë, sepse do të jetë një mbështetje e çmuar për njerëzit në nevojë. /Telegrafi/

Exit mobile version