Site icon Telegrafi

Në kompleksin sportiv në Obiliq do të investohen tre milionë euro

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri bashkë me sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu, priten në një takim zyrtar kryetarin e Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi që shoqërohej nga nënkryetari i tij z. Ajet Berisha.

Qëllimi i këtij takimi ishte ofrimi i pëlqimit nga ana e krerëve të Komunës së Obiliqit për dhënien në shfrytëzim të ngastrës kadastrale për ndërtimin e Kompleksit sportiv ku do të vendoset Qendra e Edukimit dhe trajnimit sportiv.

Marrëveshja parasheh për shfrytëzim 25 vjeçar e të cilën, kryetari Gashi do t’ia procedojë për miratim Asamblesë komunale, për të cilën gjë tashmë ekziston pajtueshmëri e plotë.

Ndonëse, vlera iniciale e investimeve për këtë kompleks ishte 2 milionë euro, me këmbëngulësinë e presidentit Vokrri, sepse siç dihet projektin e mbështet edhe UEFA në bashkëpunim me FFK-në, ka arritur që këtë shumë të mjeteve ta rrisë edhe për 1 (një) milion. Kështu që, tash shuma e përgjithshme e investimit do të jetë 3 milionë euro.

Duke parë interesin e madh të ndërtimit këtij Kompleksi, të dyja palët u pajtuan dhe u zotuan, që menjëherë pa vonesa të fillohen procedurat realizimit të këtij kompleksi e që të mos ketë zvarritje administrative dhe ta natyrave të ndryshme të realizimit të projektit me interes të veçantë për të gjithë.

Exit mobile version