Temperaturat thyen një rekord 64-vjeçar në rajonin e largët perëndimor të Kinës, Xinjiang, duke rënë në minus 52.3 gradë Celsius – në mes të një të ftohti dhe ndërprerjeve të trafikut pas festës së Vitit të Ri Kinez.
Media shtetërore tha se rekordi i së dielës në qytezën Tuerhong të qarkut Fuyun ishte më i ulëti që nga fillimi i regjistrimeve në Xinjiang, duke tejkaluar një temperaturë prej minus 51.5 gradë Celsius, e vendosur më 21 janar 1960, përcjell Telegrafi.
Përmes disa ditëve të ftohtit dhe borës, qindra kilometra rrugë janë prekur në zonën e rajonit të Altay, tha transmetuesi CCTV.
Kjo nxiti autoritetet e autostradës të dërgojnë 47 automjete dhe dhjetëra punëtorë për të hequr borën gjatë natës.
Autoritetet kombëtare të motit ngritën paralajmërimin për kushtet e motit në nivelin e dytë më të lartë, tha gazeta Global Times, me rënie drastike në të gjithë vendin deri të enjten.
Moti ekstrem i Kinës gjatë vitit të kaluar ka variuar nga stuhitë deri te shiu i rrëmbyeshëm dhe nxehtësia rekord që u panë gjatë verës, si dhe disa tajfunë. /Telegrafi/