Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur edhe katër qendra të reja të votimit në Ferizaj shkaku i numrit të madh të votuesve. Në këtë komunë të drejtë vote kanë gjithsejtë gjithsejtë 119 mijë e 97 votues sipas listave zgjedhore. Duke i përfshirë edhe mërgatën që janë regjistruar në sistemin digjital.
Aktualisht me rritjen e numrit të qendrave të votimit në këtë komunë janë bërë gjithsejtë 49 qendra të votimit.
“Me vendim të KQZ-së është bërë hapja e këtyre Qendrave të reja të votimit në Komunen e Ferizajt për zgjedhjet Parlamentare të datës 09 Shkurt 2025: Shkolla SHFMU “Vezir Jashari”, Shkolla SHFMU “Astrit Bytyqi”, Shkolla SHFMU “Afrim Abazi”, Shkolla SHFMU “Ganimete Tërbeshi” paralelja e ndarë në Muhoc”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Ferizaj.
Rrugët të cilat do të kenë Qendër të Votimin në këto shkolla i gjeni në listat më poshtë. /Telegrafi/