Site icon Telegrafi

Në këto vende në trup kurrë nuk bën të qitni parfum

Siç e di edhe çdo adhurues i parfumit, me parfumin mund ta teproni, mirëpo edhe ta qitni në vende të gabuara

Qitja e parfumit shumicës së femrave u është një ndër momentet më të bukura kur zgjohen në mëngjes – sepse kush nuk e do aromën e “krevatit nga trëndafilat”, apo bima e cila të rikujton joshjen apo verën, transmeton Telegrafi.

Këto janë vendet në trup afër të cilave parfum nuk do të duhej të qitet:

Flokët

Flokët natyrshëm absorbojnë aromat, për ç’shkak në fillim duket si ide e mirë të përhapet aroma nëpër to. Mirëpo, parfumet me bazë alkooli mund të thajnë flokët, aq më parë nëse i spërkatni në to. Në vend të kësaj, propozohet spërkatja e parfumit në brushë të flokëve, në mënyrë që të shmangen dëmtimet apo pëlcitjet e majave të flokëve.

Duart

Derisa qitja e parfumit në shuplaka është një ndër mënyrat më të popullarizuara që aromën ta bartni tërë ditën, nëse rastësisht gjendet në duart tuaja, mund ta bëjë lëkurën të thatë dhe të shkaktojë pëlcitje, madje edhe gjakrrjedhje. Veç kësaj, nëse rastësisht fërkoni sytë kur keni parfum në duar, me siguri do të shkaktoni djegie dhe irritim.

Nënsqetullat

Spërkatja e aromës nën sqetulla praqet edhe një shkaktar potencial të irritimit. Interaksioni midis parfumit dhe gjëndrave të djersës nën sqetull mund të rezultojë me djegie.

Gjenitalet

Ngjashëm si edhe në nënsqetull, spërkatja e parfumit në afërsi të zonës intime gjithashtu mund të thajë lëkurën. Dhe aromat mund të irritojnë vagjinën dhe të shkaktojnë të kruara dhe djegie.

Në vend të kësaj…

Vendet më të mira për qitje të parfumit janë pikat pulsive në trup, duke përfshirë edhe nyjat, qafën dhe pjesën e përparme të gjunjëve, sepse ato janë vende në të cilat parfumet emetojnë nxehtësi dhe nuk do të irritojnë lëkurën. /Telegrafi/

Exit mobile version