Telegrafi

Në këtë shtet meshkujt zgjedhin futbollin para seksit

Një studim i fundit nga një universitet në Britaninë e Madhe ka arritur në konkluzionin se meshkujt në këtë shtet preferojnë të shohin futboll se sa të bëjnë seks.

fitore e skuadrës së tyre të zemrës i çon në delir më tepër se sa një natë intime me partneren. Mbi gjysma e meshkujve britanikë (56 për qind) thonë se, duke ndjekur një ndeshje të skuadrës së preferuar, rrit më tepër adrenalinën se sa të flirtojnë poshtë çarçafit.

Në studim thuhet gjithashtu se mesatarisht në një javë meshkujt britanikë shpenzojnë 3-3.5 orë duke parë futboll në krahasim me dy orë që kryejnë marrëdhënie seksuale.

Në anketën e kryer, 51 për qind e meshkujve britanikë kanë pranuar se përpara një superndeshjeje ata do të injoronin të luanin me fëmijët apo ta kalonin kohën me partneren.