Site icon Telegrafi

Në këtë moshë jemi më të lumtur

Një studim i ri mund ta ketë gjetur moshën se kur njerëzit janë më të lumtur.

Shumë mund të supozojnë se fëmijëria apo rinia janë periudhat kur ju ndjeheni të tillë, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.

Por sipas një anketimi nga një kompani e shërbimeve financiare, njerëzit mbi moshën 50 vjeçare janë më të lumtur, më të pasur dhe më pa brenga se që kanë qenë ndonjëherë.

Ky studim shikoi në rrethanat dhe qëndrimet e 50 mijë vetave mbi moshën 50 vjeçare dhe gjetën se mesatarisht ata ndjejnë se janë fizikisht katër vjet më të rinj, dhe dhjetë vjet më të rinj mentalisht se mosha që e kanë.

Nga mijëra të anketuar, një 61% mbresëlënës thanë se ishin duke e shijuar jetën e tyre, duke ia atribuar këtë lumturi kohës së lirë që ata e kanë për aktivitete personale.

Exit mobile version