Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka arritur sot në një qendër të veterinarëve në qytetin kinez Wuhan, në kërkim të gjurmëve të prejardhjes së pandemisë së coronavirusit, shkruan Reuters.
Ekipi i ekspertëve të pavarur tashmë kanë vizituar spitalet “kyçe” dhe qendrën rajonale për kontroll të sëmundjeve dhe tregjet e frutave të detit në Huannan, për të cilin besohet se ka lidhje me coronavirusin që u shfaq në dhjetor të vitit 2019, transmeton Telegrafi.
Peter Dashark, njëri nga anëtarët e ekipit ka thënë për Reuters, se vizita është duke “rrjedhur” shumë mirë. E në mesin e ekspertëve ishte edhe Peter Ben Embareck, kreu i ekspertëve të OBSH.
VIDEO: Member of @WHO team investigating origins of the coronavirus tells reporters: "Excellent facilities, very informative meeting" after visiting Wuhan disease control centre.
The WHO has blasted critics of its probe saying: "If you have the answers… please let us know" pic.twitter.com/ofb1ZOGuI5
— AFP News Agency (@AFP) February 2, 2021
Qendra e veterinarëve në provincën Hubei që lufton kundër sëmundjeve epidemiologjike që prek kafshët, mund të ofrojë informacione lidhur me atë sesi virusi në jugperëndim të Kinës përmes lakuriqëve të natës është bartur te njerëzit.
Drejtori i programit për situata të jashtëzakonshme pranë OBSH-së, Mike Ryan, ka thënë se të hënë se hetimet mund të ofrojnë përgjigjet në pyetjet sa i përket prejardhjes së COVID-19, duke e përshkruar misionin si “storie e detektivëve” që do të hapë edhe çështje tjera.
Ai gjithashtu kritikoi të gjithë ata që kanë thënë se nuk do të pranojnë rezultat e hetimit të ekipit të ekspertëve të OBSH-së. /Telegrafi/