Site icon Telegrafi

“Ne jemi gati të vdesim”, thonë gratë afgane që protestojnë kundër talebanëve

Afganistani duket se është një hap më pranë një qeverie të re talebane. Të shtënat me armë në rrugët e Kabulit këtë mbrëmje besohej se ishin festive, me mbështetësit talebanë që paralajmëronin një epokë të re në vend.

Por njoftimi zyrtar i një administrate të re, i pritur më herët të premten, nuk ka ardhur ende.

Korrespondentja ndërkombëtare e Euronews, Anelise Borges ka marrë një listë me 13 emra dhe tituj që ka të ngjarë të jenë pjesë e ekzekutivit të ri.

Ai përfshin Mullah Abdul Ghani Baradar, që ka të ngjarë të emërohet si kryeministër i ardhshëm dhe Sheik Hibatullah Akhundzada, i cili do të emërohet të Shtunën si udhëheqësi suprem i Emiratit Islamik të Afganistanit nën sundimin taleban.

https://twitter.com/Natsecjeff/status/1434058710658306048

Ndërkohë, grupi militant po përballet me presionin e brendshëm për të përmbushur premtimin rreth krijimit një shoqëri të moderuar dhe gjithëpërfshirëse.

Disa gra protestuan pranë pallatit presidencial në Kabul herët të Premten duke kërkuar qasje të barabartë në punë, arsim dhe të jenë pjesë e qeverisë së re.

Lexo po ashtu Vazhdojnë protestat e grave në rrugët e Kabulit - dërguan një mesazh të qartë te talebanët

“Ne kemi frikë, por duhet të luftojmë”, tha protestuesja Mona Hossaini për Euronews. “Ne do të vdesim, nëse gjaku ynë po u jep jetë njerëzve të tjerë, është mirë për ne. Ne po luftojmë për këtë”, shtoi ajo.

Hossaini tha se mbështetësit meshkuj në protestë u rrahën nga talebanët. Talebanët thonë se vendi është “i sigurt” ndërsa shpallin falje për të gjithë talebanët kanë premtuar se do të jenë një forcë e moderuar dhe gjithëpërfshirëse, duke theksuar se vendi është “i sigurt, për të gjithë”. /Telegrafi/

Exit mobile version