Site icon Telegrafi

Në Istog, përmbyllet me sukses Projekti “Zëri i Fëmijës Flet”

Projekti "Zëri i Fëmijës Flet"/ Foto nga Ilir Ferati, Facebook

Sot, në Istog, u përmbyll me sukses Projekti “Zëri i Fëmijës Flet”, një iniciativë që përfshiu komunitetin lokal në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve.

Ky projekt synoi të krijonte një hapësirë ku zëri i fëmijëve dëgjohet dhe vlerësohet, duke adresuar në mënyrë të përbashkët sfidat e tyre përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse: dëgjo, identifiko, interveno dhe trajto.

Në Istog u përmbyll me sukses Projekti “Zëri i Fëmijës Flet”/ Foto nga Ilir Ferati, Facebook

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur falënderime të veçanta për Burimin, Institutin Heimerer, Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) dhe zyrtarët e saj, si dhe profesionistët tjerë që u angazhuan me përkushtim në realizimin e këtij projekti.

Kryetari i Istogut/ Foto nga Ilir Ferati, Facebook

“Sot përmbyllëm me sukses Projektin Istog, një iniciativë që dëshmon përkushtimin tonë për të dëgjuar, mbrojtur dhe vepruar në interes të fëmijëve tanë. Çdo fëmijë është një botë në vete, dhe ky projekt ka për synim të ju japë atyre një zë që dëgjohet dhe vlerësohet”, ka shkruar Ferati transmeton Telegrafi.

Ansambli i valleve popullore gjatë përformancës/ Foto nga Ilir Ferati, Facebook

Ky projekt theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe shoqëror, duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve në Istog dhe përtej tij.

Exit mobile version