Të paktën 28 persona kanë humbur jetën, kur një autobus që transportonte pelegrinët Shia nga Pakistani u rrokullis në provincën iraniane Yazd.
Autobusi po transportonte 51 pasagjerë, të gjithë me shtetësi pakistaneze – kur mjeti u rrokullis dhe u përplas në periferi të qytetit Taft, afro 500 kilometra në juglindje të Teheranit, transmeton Telegrafi.
Policia ka njoftuar se bazuar në hetimet preliminare, bëhet fjalë për një defekt në frena që shkaktoi përplasjen e autobusit.
Në anën tjetër, 23 persona tjerë kanë pësuar lëndime në këtë aksident – ku 15 prej tyre janë në gjendje kritike, ka njoftuar Mohammad Ali Malekzadeh, zyrtar i ekipit emergjent.
Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror iranian, shfaq autobusin e rrokullisur në një autostradë ku kulmi është përplasur dhe të gjitha dyert e tij kanë mbetur të hapura. /Telegrafi/
#BREAKING A bus carrying Pakistani Shia pilgrims has overturned near the Iranian city of Yazd, killing 20 and injuring 20 others, Iran’s Red Crescent Society said.
Over 25,000 Pakistanis have entered Iran en route to Iraq’s Karbala to participate in the Arbaeen rituals. pic.twitter.com/bw4I1nSmD2— Iran International English (@IranIntl_En) August 20, 2024