Site icon Telegrafi

Në Indi, shtetet shtrijnë bllokadën – qeveria premton vaksina

Disa shtete indiane njoftuan sot se do të zgjasin bllokadën e vendosur për shkak të COVID-19 në mënyrë që të ndihmojnë në “shtypjen” e pandemisë, e cila mori më shumë se 270.000 jetë në këtë vend, ndërsa qeveria federale është zotuar të rrisë stokun e vaksinave.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Indi u rrit me më shumë se 4.000 për herë të katërt këtë javë, me 311.170 infeksione të reja javore, që është numri më i ulët i rasteve ditore për më shumë se tre javë, raporton Reuters.

Shtetet veriore të Delhit dhe Haryana zgjatën bllokimin, të planifikuar të mbarojnë të hënën, për një javë tjetër.

Shteti jugor i Kerala, i cili njoftoi më parë shtrirjen e bllokimit, gjithashtu futi kufizime më të rrepta në disa rrethe të shtunën. Është paralajmëruar që njerëzit që nuk mbajnë maska kur është e nevojshme ose shkelin protokollet e karantinës përballen me arrestimin, me ndihmën e dronëve që ndihmojnë në identifikimin e shkelësve.

Qeveria indiane ka njoftuar se do të dërgojë 5.1 milionë doza shtesë të vaksinës antiCOVID-19 në shtetet në tri ditët e ardhshme.

Megjithëse India është vendi që prodhon më shumë vaksina në botë, vetëm 141.6 milionë njerëz morën të paktën një dozë të vaksinës, ose afërsisht 10 për qind e popullsisë së saj prej 1.35 miliardë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendi ka vaksinuar plotësisht pak më shumë se 40.4 milionë njerëz ose 2.9 për qind e popullsisë së tij.

Numri i vaksinave në Indi duhet të rritet në 516 milionë deri në korrik, dhe më shumë se 2 miliardë midis gushtit dhe dhjetorit, me ndihmën e prodhimit vendas dhe importeve, tha ministri i Shëndetësisë, Harsh Vardhan.

Sot, ky vend mori 60.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik V nga Rusia. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version