Një grua 70-vjeçe ndërroi jetë në Indi, pasi në shtëpinë e saj e sulmuan një tufë majmunësh.
Chataraboina Narsavya, e cila ishte një pensioniste, jetonte me vajzën e saj në fshatin Ramareddy, por në kohën e sulmit ishte vetëm në shtëpi, pasi vajza e saj kishte shkuar në një martesë.
Siç raporton Mirror, gruan e pritën në shtëpi majmunët, e ajo tentoi t’ju ikë dhe rrëshqiti dhe ra për vdekje. Ajo goditi kokën në tokë dhe mbeti e shtrirë pa vetëdije.
Ashtu edhe e gjeti e bija kur u kthye në shtëpi. E pavarësisht se e dërgoi me urgjencë në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtojnë.
Autoritet lokale pretendojnë se nuk e kishin sulmuar majmunët, dhe se ajo derisa po ikte kishte pësuar lëndime të rënda që ishin vdekjeprurëse për të. Pra sipas tyre, majmunët nuk e kishin kafshuar.
“Nga banorët mësuam se kishte tentuar të ikë kur e sulmuan majmunët. Ajo rrëshqitur dhe ra. Pësoi lëndime në kokë dhe ndërroi jetë”, njoftoi policia duke theksuar se po vazhdojnë hetimet. /Telegrafi/