Telegrafi

Në Himalaje gjendet trupi i ushtarit indian që ishte zhdukur 38 vite më parë

Ushtari indian që ishte zhdukur 38 vite më parë në Himalaje, autoritetet e atjeshme njoftojnë se kanë gjetur trupin e tij.

Chandrashekhar Harbola dhe 19 kolegët e tij i kishte zënë orteku i borës derisa po patrullonin në kodrën Siachen, përgjatë vijës kufitare Indi-Pakistan gjatë vitit 1984. Autoritetet arritën të gjejnë 15 kufoma, por jo edhe të pesë tjerëve.

Megjithatë pas 38-viteve gjetën trupin e Harbolit si dhe një tjetër që akoma nuk është identifikuar, transmeton Telegrafi.

Familja e tij jeton në Haldwani në Uttarakhan, e varrimi i ushtarit do të bëhet me nderime ushtarake në fshatin e tij të lindjes.

Kjo nuk është hera e parë që trupat e pajetë të ushtarëve gjenden pas dhjetëra viteve.

Një njësi patrulluese pati gjetur trupin e Tukaram V. Patil në vitin 2014, 21 vite pasi ishte zhdukur nga një ortek bore. /Telegrafi/