Site icon Telegrafi

Në hapje të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në bazë gjinore” në Gjakovë kërkohet luftimi i dukurisë së dhunës kundër grave

Nën organizimin e e Mekanizmit Koordnues Komunal Kundër Dhunës në Familje , në Gjakovë sot është hapur edhe zyrtarisht fushata “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në bazë gjinore”.

Në këtë aktivitet të pranishëm ishin përfaqësuese nga Komuna e Gjakovës, Stacioni Policor në Gjakovë, Avokati i Popullit, përfaqësues nga KFOR-i turk e italian, përfaqësues nga organizata jo-qevertare, si dhe shumë nxënës nga shkollat e Komunës së Gjakovës.

Në hapje të kësaj fushate, pjesë e panelit diskutues ishin Lumnije Shllaku udhëheqëse e sektorit për të drejtat e njeriut, Adelina Shehu-Kola drejtoreshë e DSHMS-së, Mark Kaqinari nga Avokati i Popullit në Gjakovë, Kapitene Mërgime Dobra dhe Emrah Cërmjani përfaqësues i OJQ-ve.

Panelistët në fjalën e tyre para të pranishmëve vunë theksin mbi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të institucioneve dhe shoqërisë në përgjithësi që përmes këtij bashkëpunim të luftohet dukuria e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Përveç fjalomeve dhe diskutimeve me anëtarët e panelit, të pranishmit patën mundësi që në hapje të kësaj fushate të shohin një ekspozitë me vizatime të punuara nga nxënësit e shkollave të komunës së Gjakovës si dhe Strehimorja “Shtëpia e Sigurtë”. /Telegrafi/

Exit mobile version