Telegrafi

Në Grupin D sot luhet për kreun e tabelës, kualifikim për 1/8 e finales në Euro 2020 është mbyllur

Kroacia do të takohet me Skocinë në Grupin D në rrethin e tretë (i fundit për këtë fazë) në Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin Hampden Park në Glasgou.

Kroatët për këtë sfidë do t’i kenë të gjithë lojtarët në dispozion, derisa do të tentojnë të fitojnë në mënyrë që të shpresojnë të kalojnë fazën e grupeve me katër pikë.

Në anën tjetër, Skocia që ka vetëm një pikë do të ketë mungesën e Billy Gilmour që është i infektuar me coronavirus, e që shpresat e tyre janë ende gjallë për një kualifikim nga vendi i tretë.

Takim interesant do të jetë edhe ai në mes të Republikës Çeke dhe Anglisë, që po ashtu fillon nga ora 21:00.

Ballafaqimi do të luhet në stadiumin e Wembleyt, e që po ashtu do të ketë qëllime të mëdha.

Anglia që ka mungesën e Ben Chilwell dhe Mason Mount, që janë të karantinuar shkaku i kontaktit me Gilmour nga takimi me Skocinë, shpreson në fitore që ta mbyll fazën e grupeve si lider.

Në anën tjetër, Republika Çeke ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe me katër pikë, në rast fitores ndaj Tre Luanëve, do ta mbyllte fazën si lider i grupit D.

Në Grupin D, Repuvlika Çeke është lider me katër, po ashtu edhe Anglia, derisa Kroacia e Skocia me nga një. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >