Site icon Telegrafi

Në Gjilan ende nuk ka filluar numërimi i votave për deputetë

Fotografi ilustruese

Në Gjilan ende nuk ka filluar numërimi i votave për deputetë.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zyrtari i lartë i KKZ-së në Gjilan, Valerian Bajrami, i cili bëri të ditur se procesi është shtyrë për shkak të softuerit.

“Nuk kemi filluar ende me numërimin e votave për deputetë, për shkak të softuerit. Besoj që sot pasdite do të fillojmë,” tha Bajrami.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën të dielën, më 9 shkurt, ku qytetarët e Kosovës shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar për përfaqësuesit e rinj në Kuvend. /Telegrafi/

Exit mobile version