Gjatë mbrëmjes së djeshme në Galerinë e Arteve, në Gjakovë është mbajtur ekspozita ndërkombëtare retrospektive e karikaturës “Retro X”.
Në këtë ekspozitë u shfaqën 80 punime artistike nga karikaturistë të njohur të fushës, nga vendi dhe mbarë bota, ku ata që e vizituan këtë ekspozitë patën mundësinë të shohin jë pasqyrë të pasur të artit dhe kreativitetit të kësaj forme të veçantë artistike.
Përmes kësaj ekspozite Gjakova vazhdon të jetë një qendër e kulturës dhe artit, dhenga Komuna e Gjakovës tutje bëjnë të ditur që janë të angazhuar që të mbështesin dhe të promovojnë çdo aktivitet që kontribuon në pasurimin e kësaj fushe.
Kjo ekspozitë u mbështet nga Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Shoqata e Karikaturistëve “HITHI”. /Telegrafi/