Site icon Telegrafi

Në Gjakovë hapet Java Ndërkombëtare e Njeriut me Shkop të Bardhë

Gjatë ditës së sotme, nën organizimin e Shoqatës së të Verbërve ‘Gjakova’ është hapur edhe zyrtarisht ava Ndërkombëtare e Njeriut me Shkop të Bardhë.

Të ftuar në këtë ngjarje, ishin Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, si dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës, Adea Roka Pylla.

Kryetari Gjini, gjatë fjalës së tij, para të pranishmëve ka përgëzuar Shoqatën e të Verbërve ‘Gjakova’ që përkundër sfidave të vazhdueshme bëjnë një punë të jashtëzakonshme për anëtarët e kësaj shoqate, si dhe për të gjithë anëtarët e shoqërisë tonë që janë pjesë e kësaj kategorie.

“Jam krenar me dedikimin tuaj të përditshëm në shërbim të kësaj kategorie të rëndësishme të shoqërisë sonë dhe ju uroj shumë suksese më tutje. Si institucion do të keni gjithmonë mbështetjen tonë të pakushtëzuar, në bazë të kapaciteteve në dispozicion”, tha kryetari Gjini gjatë fjalës së tij.

Kjo javë shënohet që nga viti 1964 dhe u dedikohet të verbërve, njerëzve me shkop të bardhë dhe ka për qëllim sensibilizimin e shoqerisë që në mesin e tonë janë edhe njerëzit e verbër, që janë po aq të rëndësishëm sa gjithsecili prej nesh./Telegrafi/

Exit mobile version