Oscar Piastri fitoi garën e tij të parë në Formula 1 në Hungari, ku McLaren dominoi garën, pasi i dyti doli shoku i tij i skuadrës Lando Norris.
Piloti 23-vjeçar australian filloi i dyti pas Norrisit që ishte në ‘pole position’ dhe e mundi atë në kthesën e parë për të marrë epërsinë.
Norris kaloi përpara pas një strategjie me ‘pit-stop’ që e favorizoi atë, por më në fund ai u pajtua me kërkesën e ekipit të tij për t’i dhënë epërsinë partnerit të tij.
Lewis Hamilton përfundoi i treti pas dyshes dhe ishte podiumi i tij i 200-të në karrierë.
OSCAR PIASTRI IS A FORMULA 1 GRAND PRIX WINNER! 🇦🇺
HE’S DONE IT AT THE HUNGARORING 🏆#F1 #HungarianGP pic.twitter.com/foIq7krsNs
— Formula 1 (@F1) July 21, 2024
Lideri me pikë, Max Verstappen përfundoi i pesti pas Charles Leclerc.
Verstappen ende kryeson renditjen e përgjithshme me 265 pikë dhe tani Norris tani është i dyti me 189 pikë, megjithëse ai mund të zvogëlojë ndjeshëm epërsinë e holandezit me një fitore.
You can’t beat a Hungarian Grand Prix trophy 😍🏆#F1 #HungarianGP pic.twitter.com/Y5CAjDKCnN
— Formula 1 (@F1) July 21, 2024
Nuk ka dyshim se lëvizja e McLaren dhe vendimi për të fituar Piastrin do të flitet gjatë. Australiani është vetëm i pesti në përgjithësi dhe nuk ka asnjë shans për të luftuar për titull./Telegrafi/