Në kuadër të bashkëpunimit efektiv Komuna e Fushë Kosovës në bashkëpunim me ECMI dhe Kompaninë Regjionale “Pastrimi” ka shënuar aktivitetin kryesor të pranim-dorëzimit të 470 kontejnerë me kapaciteti 1.100 litra dhe 473 kontejnerë me kapacitet 240 litra të financuar nga USAID.
Në njoftim thuhet se “Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të projektit të bashkëpunimit që ka në fokus krijimin e një modeli të qëndrueshëm të riciklimit të mbeturinave brenda territorit të komunës sonë, promovimin e kohezionit social si dhe ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave”.
Komuna në bashkëpunim me Kompaninë “Pastrimi” ka përgatitur hartën e shpërndarjes së tyre që nënkupton pikat e reja të grumbullimit dhe shtimin e kapaciteteve në pikat ekzistuese dhe së bashku me këtë edhe aktivitetet promovuese e këshilluese për një menaxhim më cilësor të grumbullimit të mbeturinave.
Tutje, theksohet se në ditët në vijim qytetarët përmes stafit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe të Kompanisë “Pastrimi” do të informohen me proceset e reja të nevojshme për klasifikimin e mbeturinave në burim. /Telegrafi/