Në fund të këtij viti do të inagurohet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë.
Ky projekt është bashkëpunim mes Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunës së Mitrovicës, shkruan Telegrafi.
Kështu ka njoftuar kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
Kastrati ka njoftuar se ky projekt ofron infrastrukturë të standardeve të larta.
“Ky është një nga projektet më të rëndësishme të shoqatës, duke ofruar një infrastrukturë të standardeve të larta, që rrallë e gjen në rajon”, ka thënë Kastrati.
Sipas tij, kjo QKMF pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Mitrovicës dhe më gjerë. /Telegrafi/