Familja e Michael Schumacher shpreson për një ‘mrekulli mjekësore’ pasi që po jep sinjale të mos dorëzimit, raportojnë mediat gjermane.
Një mik i familjes së gjermanit pretendon se kampioni i garës po “dërgon sinjale të jetës” pas një kohe të gjatë të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Schumacher ka pësuar një dëmtim në kokë gjatë skijimit në Alpet franceze në dhjetor të vitit 2013 dhe që atëherë nuk ka qenë në gjendje të ecë ose të flasë.
Një burim i paidentifikuar, i cili ka folur për revistën gjermane “Brunte”, ka pohuar se gjendja fizike po e ndihmon për “rrethanat më të mira”.
‘”Corinna dhe fëmijët [Mick, 18 dhe Gina, 20] shpresojnë që sot të ndodhë një mrekulli mjekësore”, ka thënë burimi.
Shtatë herë kampioni i botës është vendos në koma mjekësore për gjashtë muaj pas incidentit të vitit 2015, ku edhe iu nënshtrua dy operacioneve për shpëtimin e jetës.
Theksojmë se së fundi familja e ngasësit të bolidit të Mercedesit është kritikuar për mos dhënie të informacionit rreth gjendjes shëndetësore të 48-vjeçarit. /Telegrafi/