Telegrafi

Më në fund, Ranieri: Lojtarët nuk më tradhtuan te Leicesteri

Trajneri italian i cili u shpall kampion me Leicester City në Premier League sezonin e kaluar ka folur pas shkarkimit që iu bë më herët nga klubi anglez.

Ranieri i solli një sukses të jashtëzakonshëm “Dhelprave”, të cilën për herë të parë në historinë e tyre u shpallën kampion në ligën elitare angleze.

“Bëra të pamundurën. I dhurova botës një përrallë të vërtetë. Nuk e di kush më ktheu shpatullat, por unë nuk dua ta kthej kokën pas. Nuk besoj dhe nuk dua që lojtarët më tradhtuan”.

“Kam pasur disa oferta këtë kohë por jam duke i vlerësuar secilën prej tyre,” u shpreh Claudio Ranieri. /Telegrafi/